Aktualitet

'S'ke për ta gëzuar pronën'/ Kërcënohet me jetë biznesmeni në Tiranë, autori përfundon në komisariat

Buçpapaj tha se përveç jetës së tij, është kërcënuar me jetën e familjarëve, dhe se Dumi dhe të afërmit e tij vazhdimisht kanë vandalizuar pronën e tij.

22 Gusht 2023, 07:32 Nga A.B
'S'ke për ta gëzuar pronën'/ Kërcënohet
Flamur Bucpapaj

TIRANË- Kërcënohet me jetë flamur Buçpapaj, biznesmen dhe shkrimtar i njohur. 

Raportohet se Buçpapaj është kërcënuar për shkak të një prone nga Eduart Dumi në Vishnje të Tiranës. Pas denoncimit të kryer nga biznesmeni, autori është shoqëruar nga policia në ambientet e Komisatiatit nr 6 të kryeqytetit.

Zbulohet se Buçpapj prej 5 vitesh ndihej i kërcënuar nga autori në fjalë, për shkak të pronës. Vetë Buçpapaj gjatë një interviste për 'Faxnews' tha se tokën e ka blerë prej vitesh dhe se e ka dokumentacionin përkatës.

Ai tha se përveç jetës së tij, është kërcënuar me jetën e familjarëve, dhe se Dumi dhe të afërmit e tij vazhdimisht kanë vandalizuar pronën e tij. Në komisariat, biznesmeni shoqërohet nga avokati i tij, i cili i bëri thirrje autoriteteve të marrin masa lidhur me këtë ngjarje, kjo pasi kërcënimet vazhdojnë prej vitesh dhe se klienti i tij nuk mund të dal i qetë nga shtëpia.

'S'ke për ta gëzuar pronën'/ Kërcënohet

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot me datë 21.08.2023, në Komisariatin e Policisë Nr. 6, është paraqitur shtetasi F. B., 65 vjeç, i cili ka kallëzuar se ka konflikt pronësie me shtetasin E. D., për një pronë të ndodhur në fshatin Vishnje, dhe ndihet i kërcënuar prej tij. Pas depozitimit të kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në komisariat shtetasin E. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

flamur bucpapaj eduart dumi

Sondazh

Poll