Aktualitet

Ministria e Jashtme greke reagon për Belerin: Nuk respektohen të drejtat politike, është në kundërshtim me ligjet e së drejtës Europiane

Beleri ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatëve të tij, dhe hetimin e ka konsideruar si të iniciuar politikisht.

21 Gusht 2023, 17:46 Nga m.s
Ministria e Jashtme greke reagon për Belerin: Nuk respektohen të
Ministia e Jashtme ne Greqi

TIRANË- Ministria e Jashtme greke ka përcjellë një reagim në lidhje me rrëzimin e kërkesës për lirim të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Sipas reagimit zyrtar, vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës Evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”.

Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të lënë qelinë.

Për avokatin e Belerit, vendimi ishte i motivuar politikisht. SPAK akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje, dhe i ka kërkuar gjykatës disa javë më parë ta marrë të pandehur. Beleri ka mohuar akuzat nëpërmjet avokatëve të tij, dhe hetimin e ka konsideruar si të iniciuar politikisht.

ministria e jashtme greke fredi beleri

Sondazh

Poll