Aktualitet

Prangosja e efektivit në Sarandë, Berisha publikon denoncimin: Socialist i ‘thekur’, familja e tij e punësuar në polici

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, i cili ka reaguar për arrestimin e punonjësit të policisë Redjon Bello.

21 Gusht 2023, 21:17 Nga m.s
Prangosja e efektivit në Sarandë, Berisha publikon denoncimin:
Momenti i arrestimit të Redjon Bellos

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, i cili ka reaguar për arrestimin e punonjësit të policisë Redjon Bello. Berisha e konsideron policin si një trafikant, dhe se ka një rrjet të gjerë në Policinë e Sarandës. Qytetari që i shkruan Berishës thotë se polici i arrestuar sot, ka lidhje të forta me Partinë Socialiste në Sarandë. Po sipas denoncimit të qytetarit, efektivi i arrestuar për shpërndarje droge ka familjen në polici, ku dhe i përmend me emra.

Postimi i Berishës

Polici trafikant i Sarandës, socialist i thekur. Ai ka rrjet të gjerë në policinë e Sarandës!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Mirmbrema. Polici i arrestuar sot ne Sarande Redian Bello sebashku me djali e dajos se tij Sejdi Vocka per shperdarje droge ka lidhje shum te forta me Partin Socialiste, ne Sarande. ata jane nje oktapod ne policine e Sarandes.

Jane niprit e ish kryetarit te PS Delvine, aktualisht nen/ prefektit te Delvines Agron Kohila xhaxhai i Gjergji Kohiles arrestuar me Grupin habilaj. Polici i arrestuar sot per shperdarje droge ka ne policine e Sarandes babin e tij Shkelqim Bello polic i patrulles se pergjithshme ne Sarande, 2 ]- xhaxhain Vilson Bello ins.zone ne kom pol Sarande. 3] - xhaxhin Nazif Bello , polic ne piken doganore kakavie .4 - Xhaxhain tjeter Klement Bello polic i krimit ekonomik ne kom. Pol . Sarande. 5 - Vajzen e xhaxhit Jusilda Bello vajaza e ( Vilson Bellos ) ne policin kufitare pika e kontrollit Qaf Bot .6- Burrin e vjazes se Xhaxhait Eri Koka polic ne doganen e qaf botes. Eri Koka eshte djali i Vangjel Kokes shefi i personelit no K9m. Pol. Kufirit Sarande. Te gjith te permendurit larte me mbiemrin Bello jan djemt emotres se Agon Kohiles n / prefrktit te delvines ( ish kryetarit te Ps Delvine

Me fal se harrova. Jane dhe lidhje shum e forte e Fadil Veliut. Shefi i kom policise kufirit Sarande( kusheri i Ardi Veliut )

Redjon Bello, me detyrë Trup Shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, së bashku me kushëririn e tij Sejdi Vocka, duke shfrytezuar një lokal në qytetin e Sarandës, shpërndanin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa tek shtetas të ndryshëm, duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare.

sali berisha

Sondazh

Poll