Aktualitet

Dy aksidente në Librazhd, plagosen tre persona

21 Gusht 2023, 21:08 Nga f.i
Dy aksidente në Librazhd, plagosen tre persona
foto ilustruese

LIBRAZHD- Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë një aksident tjetër ndodhi në fshatin Kotodesh, ku si pasojë ka mbetur i plagosr shoferi i një motori.

Njoftimi i policisë:

Aksidenti i parë është shënuar rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë”, në fshatin Dragostunjë.

Automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

aksident ne librazhd

Sondazh

Poll