Aktualitet

Zjarr i madh në hyrje të Vlorë, flakët rrezikojnë banesat

Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Nartë, pranë depos së naftës si dhe një pike karburanti.

21 Gusht 2023, 17:09 Nga f.i
Zjarr i madh në hyrje të Vlorë, flakët rrezikojnë
pamje nga vendngjarja

VLORË- Një zjarr i madh ka rënë në hyrje të Vlorës, në autostradën Fier-Vlorë.

Flakët rrezikojnë disa nga banesat dhe bizneset në anë të rrugës, shumë pranë autostradës. Zjarri ka rënë në afërsi të fshatit Nartë, pranë depos së naftës si dhe një pike karburanti.

Aktualisht depozitat e karburantit janë jashtë funksionit. Zjarrëfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

Zjarr i madh në hyrje të Vlorë, flakët rrezikojnë

zjarr ne vlore

Sondazh

Poll