Aktualitet

Kanabisi në repartin e Zall Herrit/ Gjykata e Apelit liron tre ushtarakët

21 Gusht 2023, 15:22 Nga f.i

Kanabisi në repartin e Zall Herrit/ Gjykata e Apelit liron tre

TIRANË- Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtaraket, shefin e zbulimit Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda. 

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit, Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”. Brenda rrethimit të bazës ushtarake në Zall Herr u zbuluan 125 bime kanabis që ishte e ndarë në 6 parcela. 

Gramoz Mullai, me detyrë shef i zbulimit, në dëshminë e tij kishte pranuar që kanë konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal. Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

kanbisi ne zall herr operacioni zall-herr

Sondazh

Poll