Aktualitet

Hyjnë në fuqi ligjet për legalizimin e kanabisit, studentët e Mjekësisë dhe për Akademinë e Shkencave

Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare.

21 Gusht 2023, 14:01 Nga A.B
Hyjnë në fuqi ligjet për legalizimin e kanabisit, studentët
Kanabis

TIRANË- Ditën e sotme janë botuar në fletoren zyrtare ligjet për legalizimin e kanabisit mjekësor, studentët e Mjekësisë dhe për Akademinë e Shkencave. Tre ligjet që u kaluan në heshtje nga Presidenti i Republikës, janë publikuar në fletoren zyrtare.

Të tre ligjet u miratuan në seancën e fundit të parlamentit në të gdhirë të datës 21 korrik, pavarësisht kontestimeve nga opozita dhe shoqëria civile.

Ligji për mjekët e rinj i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë deri në pesë vite në Shqipëri, përpara se të marrin diplomën, ose në të kundërt do të duhet të paguajnë tarifat e studimeve. Përmes një vale protestash, studentët e Mjekësisë e kundërshtuan këtë ligj si diskriminues dhe të pakonsultuar./Dosja.al

ligjet

Sondazh

Poll