Aktualitet

Zhduket nga kampi Al-Hol Alvin Berisha, babai: S’ka më asnjë gjurmë prej tim biri

18 Tetor 2019, 18:56 Nga DOSJA
Zhduket nga kampi Al-Hol Alvin Berisha, babai: S’ka më asnjë

SIRI-  Alvin Berisha, 11-vjeçari nga Shqipëria, ka humbur të gjitha gjurmët nga kampi i ‘Al-hol’ në Siri. Lajmin e ka bërë me dije për ABC News, babai i tij Afrimi i cili u shpreh  se djali nuk gjendet më në kamp pas reportazhit të transmetuar ditën e djeshme.

Afrim Berisha bëri me dije se do të niset menjëherë në Siri për të kërkuar të birin. Pas emisionit, atij i ishte ofruar ndihmë por më pas ishte njoftuar se i biri nuk ndodhej më në kamp. 

Rasti i Alvin Berishës u bë i njohur për publikun shqiptar nga reportazhi që kishe përgatitet për të emisioni investigativ italian “Le Iene”. Alvini është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Berisha nuk mundi ta marrë të djalin me vete në Itali, pasi sipas autoriteve se meqënëse Alvin nuk ka dokumenta italiane vetëm një delegacion shqiptar mund ta nxjerrë të voglin nga kampi sirian dhe ta kthejë pranë të atit, në Itali. 

Gazetari i “Le Iene” tregoi se sa i zhgënjyer ishte me ambasadorin e Shqipërisë në Turqi, Gent Gazhelin, i cili nuk ka denjuar që të hapë telefonin dhe të marrë mundimin të bëjë diçka për këtë fëmijë. Vetë kryeministri Edi Rama mori përsipër të gjithë përgjegjësitë, duke u shprehur se ka një urdhër të lëshuar prej tij pasi nuk mund të bëhet një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

(k.m. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri alvin berisha historia e alvin berishes ne siri

Sondazh

Poll