Aktualitet

Braktisja e Alvinit në Siri, qytetarët peticion në rrjet: Ta sjellim në shtëpi (FOTO)

18 Tetor 2019, 14:10 Nga DOSJA
Braktisja e Alvinit në Siri, qytetarët peticion në rrjet: Ta

ITALI- Qytetarët në Itali kanë nisur një peticion kundër Ambasadës Shqipëtare. Në Peticionin “Ne e sjellim Alvin në shtëpi”, bëhet me dije se pas investigimit të publikuar nga “Le Lene” do luftohet që Alvin të kthehet pranë babait të tij.

Në peticionin e nisur në change.org shkruhet se Alvin është një fëmijë i lindur dhe rritur në Itali deri në klasën e parë. Më vonë ai u dërgua nga nëna e tij në Siri pa pëlqimin e të atit. Sot disa vite më vonë, Alvin jeton i vetëm në një kamp sirian. Nëna e tij vdiq në një nga bombardimet, nga të cilat Alvi kishte mbetur i plagosur në këmbë.

Asnjë fëmijë nuk e meriton të vuajë distancën nga prindërit e tyre, nëse nuk është vdekja që i ndan ata, askush tjetër nuk mund ta bëjë. Ambasada Shqiptare nuk ishte e dobishme, por Alvin lindi dhe u rrit në Itali. Nuk ka rëndësi nëse ju i jepni nënshtetësi ose jo, por Alvin nuk do të mbetet në atë vend i vetëm dhe larg nga të dashurit e tij. Le të ndihmojmë Alvin dhe babain e tij të rikthehen sëbashku.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri la lene alvin berisha historia e alvin berishes ne siri la lene

Sondazh

Poll