Aktualitet

I shpëtoi atentatit me tritol, shënjestra është kunati i Domart Konjarit, kishte letra gjemane dhe ishte hetuar për vrasje

18 Tetor 2019, 14:47 Nga DOSJA
I shpëtoi atentatit me tritol, shënjestra është kunati i

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth jetës së A.B, që ra sot pre e një atentati me tritol në zonën e njohur si “Frigoriferi”, por shpëtoi për mrekulli. Biznesmeni, 66-vjeçar kishte letra gjermane dhe shumicën e kohës qëndronte në këtë shtet. 66-vjeçari kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ku ka edhe një biznes për shitjen e makinave dhe pjesë këmbimi.

A.B., rezulton të jetë kunati i Domart Konjarit, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Devi Kasmit. Konjari dyshohet se është një nga porositësit e ekzekutimit të Kasmit që ndodhi mbrëmjen e 29 janarit 2018 në Tiranë. Krimi u krye nga ish-speciali grek Efthimios.

Policia po heton në tre pista: atë të konkurencës për shkak të bizneseze, nje sherri për pronësinë që ka pasur 66-vjeçari dhe atë të hakmarrjes në lidhje me kunatin e tij Domart Konjarin. Vetë biznesmeni është  shprehur se nuk ka pasur konflikte me njeri dhe se nuk e di kush mund t’ja ketë vënë tritolin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet domart konjari domart konjari

Sondazh

Poll