Aktualitet

Tentoi të arratisej në Peqin, Gëzim Toma i shpall hapur ‘luftë’ gardianëve: Qëllimi im është të lirohem, ju më rua

18 Tetor 2019, 14:46 Nga DOSJA
Tentoi të arratisej në Peqin, Gëzim Toma i shpall hapur

PEQIN – I dënuari me 20 vite burg, Gëzim Toma tentoi të arratisej sot nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin. I marrë në pyetje nga autoritetet e burgut, Toma ka folur hapur lidhur me misionin e tij që ka vetëm një qëllim: arratisjen.

Toma mësohet të ketë bërë të qartë para autoriteteve se do të tentojë gjithmonë që të arratiset dhe se është detyra e gardianëve që ta ruajnë. Për momentin deklaratat e tij i kanë siguruar një vend në qelinë e izolimit.

“Unë jam arratisur nga Greqia, nga burgu i Drenovës, ky është qëllimi im. Ju më ruani, është detyra juaj. Unë do luftoj për lirinë në të gjitha format,“-tha i dënuari.

Gëzim Toma i dënuar me 20 vite burg për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu” pasi vrau komshiun e tij 25-vjeçar sepse i vodhi drutë tentoi të arratisej ditën e sotme. Dosja.al mëson se arratisja në tentativë është pikasur në kohë nga rojet e burgut dhe Toma është kthyer në qeli sërish.

Gjithashtu, Gëzim Toma bashkë me Admir Tafilin dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte. Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, teksa kalonte kufirin për të shkuar drejt Greqisë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit gezim toma gezim toma tenton te arratiset burgu i peqinit gezim toma gezim toma tenton te arratiset

Sondazh

Poll