Aktualitet

Djali shqiptar në kampin famëkeq në Siri/ Ku ndodhet ‘Al-hol’, vendi i dëshpëruar dhe i pistë që askush se do në bot

18 Tetor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Djali shqiptar në kampin famëkeq në Siri/ Ku ndodhet

Historia e Alvin Berishës, djalit 11-vjeçar që qëndron i mbërthyer në kampin ‘Al-Hol’ në Siri, tashmë ka prekur zemrat e mijëra shqiptarëve dhe italianëve që ndoqën investigimin e transmetuar dje nga ‘Le Iene’.

Ndryshe nga Kosova, që është përfshirë institucionalish duke tërhequr qytetarët e saj, Shqipëria është në ‘gjumë’ përsa i përket kësaj çështjeje. Asnjë lëvizje, të paktën zyrtare nuk është bërë për këtë çështje. Ministria e Brendshme, apo ajo e Mbrojtjes nuk kanë lëshuar asnjë njoftim të vetëm lidhur me hapat që duheshin ndjekur për të riatdhesuar qytetarët shqiptarë të mbetur në Siri.

Forcat ushtarake kurde kapën gra dhe fëmijë gjatë luftës mes kurdëve dhe dy organizatave ISIS dhe Al-Nustra, që vepronin në Siri dhe Irak. Gratë dhe fëmijët ngecën në kampin që mori emrin ‘Al-Hol’, ku jetojnë 73 mijë persona, të shumëkombësive, mes tyre edhe shqiptarë.

Kampi Al-Hol sipas medieve ndërkombëtare është një vend i pistë, i mbipopulluar dhe i mbushur me refugjatë të shtetit Islamik, Kalifatit. Në këtë vend ka shumë pak ushqim, ngrohje apo kujdes shëndetësor. Në kamp janë vrarë njerëz pas zënkave dhe sherreve.

Ky është vendi ku qeveria shqiptare dhe ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Gent Gazheli kanë lënë Alvin Berishën. Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Ambasadori Gent Gazheli duhet të dërgonte një përfaqësues që të mund të merrte djalin, për shkak se ai ka shtetësi shqiptare, por ai iu premtoi gazetarëve dhe babait, dhe më pas iu mbylli telefonin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri kampi al hol alvin berisha historia e alvin berishes ne siri kampi al hol

Sondazh

Poll