Politike

Dështimi me negociatat, Rama: Bëmë gjithçka kërkuan! Franca s’do zgjerimin, Macron nxjerr bishta

18 Tetor 2019, 14:31 Nga DOSJA
Dështimi me negociatat, Rama: Bëmë gjithçka kërkuan!

TIRANË- Pasi dështimit për të marrë një “Po” nga BE për hapjen e negociatave, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka hequr të gjithë përgjegjësinë nga qeveria. 

Gjatë gjithë konferencës për shtyp, kreu i qeverisë ka ripërsëritur faktin se Shqipëria i kishte përmbushur të gjitha detyrimet e saj por përgjigjia negative erdhi si pasojë e politikave të brendshme të Bashkimit Europian. Sipas numrit një të qeverisë çështja e bllokimit të negociatave është tek mungesa e vullnetit të unionit për tu zgjeruar më tej.

Rama shtoi gjithçka ka ardhur pas një përplasje mes Francës dhe Gjermanisë për zgjerim ose jo të mëtejshëm të Bashkimit Evropian. Por kryeministri nuk është ndalur këtu në sulmet ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron duke i kërkuar që të tregohet korrekt; të pranojë punën e Shqipërisë dhe të mos vendosë bishta që nuk janë reale. 

Për të vëretetuar tezën e tij, Rama solli edhe shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila ndërroi emrin, dhe në këmbim nuk ju dha asgjë.

Shefi i maxhorancës ka reaguar dhe për fëmijën 9-vjeçar, Alvin Berisha, i cili është në kampet e ISIS në Siri dhe familja kërkon të bashkohet me të.  Kryeministri hoqi përgjegjësitë nga Ambasada Shqiptare në Turqi duke treguar se kishte një urdhër të lëshuar prej tij pasi nuk mund të bëhet një operacion tërheqjeje për shkak të vështirësisë së kampit.

Më tej Rama është ndaluar edhe në shifrat rekord të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian. Për socialistin, faji sërish ka qënë i Francës pasi kishte politika të mira për azilkërkuesit, megjithatë nuk la pa përmendur faktin që shifrat ishin në rënie. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama rama konference 18 tetor 2019 dështojnë negociatat me be-në edi rama rama konference 18 tetor 2019

Sondazh

Poll