Sport

AEK-u fiton ndaj Dinamos në “shtëpinë” e huliganëve dhe ia kushton fitoren tifozit të tyre të vrarë!

Gjithësesi, pavarësisht suksesin sportive, ajo që bie në sy është fakti që asnjë fitore dhe asnjë ndeshje futbolli nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjes së Michalis, por AEK bëri në Zagreb atë që e dikton historia e saj.

15 Gusht 2023, 22:19 Nga DOSJA
AEK-u fiton ndaj Dinamos në “shtëpinë” e

KROACI - Familja europiane e futbollit dhe veçanërisht skuadra greke e AEK-ut pas ngjarjeve të një jave më parë në Athinë përjetoi një nga javët më të vështira të historisë së saj dhe praktikisht u detyrua nga UEFA të luante, ndonëse vajtoi për vrasjen e Michalis Katsouris, tifozi që humbi jetën në përleshjen e dhunshme mes tifozëve ultras kroat dhe atyre grek në rrugët e Athinës.

Megjithatë, lojtarët e Matias Almeidës janë përgjigjur ashtu siç dinë, dhanë më të mirën e tyre! Me një paraqitje ëndrrash në pjesën e dytë, ata arritën të “shtypin” Dinamon, në “shtëpinë” e huliganëve dhe kaluan në epërsinë që më pas i siguroi edhe kualifikimin për në play-off-in e Champions League.

Megjithatë ajo që bie në sy më së shumti është fakti që pas asaj që ndodhi, asnjë fitore dhe asnjë ndeshje futbolli nuk mund të lehtësojë dhimbjen e familjes së Michalis, por AEK bëri në Zagreb atë që e dikton historia e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll