Sport

VIDEO/ Alarm te Inter Miami, çaste ankthi! Dëmtohet Leo Messi në stërvitje para gjysmëfinales me Philadelphia…

Ylli argjentinas ka shënuar 8 gola në 5 ndeshjet e luajtura në Kupën e Ligës.

15 Gusht 2023, 18:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Alarm te Inter Miami, çaste ankthi! Dëmtohet Leo Messi

SHBA - Argjentinasi Leo Messi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore me bashkëlojtarët e tij të Inter Miami të hënën. Por trajneri Gerardo Martino siguroi se nuk ishte asgjë për t'u shqetësuar, raporton AFP.

“Nuk e pashë saktësisht se çfarë ndodhi, por nëse do të ishte serioze, lojtarët do të ishin të gjithë të shokuar. Por, për shkak se të gjithë ishin mirë, mendoj se nuk ishte gjë serioze”,- shpjegoi tekniku argjentinas para ndeshjes mes Inter Miami dhe Philadelphia Union për gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

Leo Messi, i cili nënshkroi këtë verë me Inter Miamin nga Florida, është protagonisti kryesor i edicionit të parë të Leagues Cup, kompeticion në të cilin marrin pjesë klube nga Major League Soccer (MLS) dhe Liga Meksikane (Liga MX).

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës ka shënuar tetë gola në pesë ndeshje të luajtura në Kupën e Ligës, e fundit prej tyre të premten, kundër Charlotte FC (4-0) në çerekfinale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll