Sport

VIDEO/ Joao Felix fyhet dhe shahet, edhe nga nëna: "Ai portugezi, djali i kur**s!" Fansat nuk e harrojnë dhe nuk e falin...

I huazuar te Chelsea, Joao Felix nuk bëri një figurë të mirë në Premier League dhe u kthye te Atletico Madrid, ku duket i padëshiruar

15 Gusht 2023, 19:33 Nga DOSJA

VIDEO/ Joao Felix fyhet dhe shahet, edhe nga nëna: "Ai portugezi,

SPANJE - Ylli portugez nuk është më pjesë e planeve të klubit ‘bardhekuq’ dhe në ndeshjen e parë zyrtare u trajtua ashpër nga tifozët. 

Joao Felix, u fishkëllyer dhe u fye nga tifozët në “Metropolitano”. I lënë në stol për të gjithë ndeshjen, të cilën Atletico Madrid e fitoi 3-1, mesfushori 23-vjeçari portugez nuk i shpëtoi zemërimit të tifozëve nga fillimi dhe në fund. 

Arsyeja lidhet me deklaratat që ai ka bërë për FC Barcelonën, klubin ku ai shpreson të luajë. "FC Barcelona ka qenë gjithmonë zgjedhja ime e parë dhe do të isha i lumtur të arrija Barçën. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime që kur isha fëmijë. Nëse kjo ndodh, do të jetë një ëndërr e realizuar", ka deklaruar futbollisti luzitanian për gazetarin italian Fabrizio Romano, një muaj më parë. 

Dhe sikur të mos kishin mjaftuar fishkëllyer e shumta para ndeshjes, kur u njoftuan emrat, portugezi u ofendua dhe u sha edhe nga e jëma: "Ai portugezi, djali i kur**s", është dëgjuar në "Metropolitano".


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll