Aktualitet

Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në Kurbin, 10 të shoqëruar (FOTO)

Operacioni është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane.

15 Gusht 2023, 21:38 Nga m.s
Operacion ndërkombëtar antidrogë, goditet grupi kriminal në
foto nga operacioni

Një operacion ndërkombëtar antidrogë ka goditur një grup kriminal në Kurbin, ku janë shoqëruar 10 persona. Operacioni është zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-n amerikane, ku është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, Kurbin, teksa shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë.

Gjatë operacionit janë bllokuar 4 gomone si dhe janë shoqëruar 10 persona, raporton “BalkanWeb”. Bëhet me dije se kur janë afruar forcat e policisë, trafikantët i kanë vënë flakën një veliere në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë. Nga ana e policisë, ende nuk ka një informacion zyrtar.

operacion antidroge kurbin

Sondazh

Poll