Aktualitet

Dhërmi/ Shpërthen bidoni me benzinë në skaf, 5 persona pësojnë djegie të lehta

Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë larguar, pasi dëmtimet ishin të lehta.

15 Gusht 2023, 19:36 Nga m.s
Dhërmi/ Shpërthen bidoni me benzinë në skaf, 5 persona
foto ilustruese

VLORË- Në një skaf në zonën e Drimadhës, Himarë, ka shpërthyer një bidon me benzinë si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:30. Burime nga policia bëjnë me dije se nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta pesë persona, katër nga Kosova si dhe drejtuesi i skafit banues në Vlorë. Ata kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë larguar, pasi dëmtimet ishin të lehta.

Njoftimi 

Dhërmi, Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë. Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit, 24 vjeç,, 24 vjeç, 24 vjeç dhe , 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi 32 vjeç, banues në Vlorë. Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.

himare skaf bidon me benzinë

Sondazh

Poll