Aktualitet

Dhërmi/ Shpërthen bidoni me 28 litra benzinë në skaf, të plagosurit: Sapo hipëm dëgjuam shpërthimin, jemi të tronditur

Plagë të lehta morën katër pushues shqiptarë të Kosovës si dhe drejtuesi i mjetit.

15 Gusht 2023, 20:08 Nga m.s
Dhërmi/ Shpërthen bidoni me 28 litra benzinë në skaf,
foto ilustruese

VLORE- Një skaf lundrues është përfshirë nga flakët, si pasojë e shpërthimit të 28 litrave benzinë. Plagë të lehta morën katër pushues shqiptarë të Kosovës si dhe drejtuesi i mjetit.

Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf që sapo kishte dalë në det dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë shpërtheu një bidon me 28 litra benzinë. Personat e lënduar kanë treguar jashtë kamerave se si ndodhi ngjarja.

Ata kanë thënë se sapo kishin hipur në skaf, kanë dëgjuar shpërthimin. Shtetasit nga Kosova kishin marrë skafin me qera tek “Morina Palas”. “Kemi qenë tre çifte. Sa hipëm dëgjuam një shpërthim. Nuk mbajmë mend gjë tjetër. Jemi të tronditur”.

Ermelinda Gurgurovski, 24-vjeç është me plagë djegieje të shkallës së 2-të. Arlind Kerceli, 24-vjeç me plagë djegie e shkallës së parë.

shperthen skafi

Sondazh

Poll