Aktualitet

Policia FSHEHU ngjarjen! Dy adoleshentët u plagosën nga përplasja e jet skive, ndalohet pronari i tyre

Dëshmitarët okularë kanë treguar se adoleshentët nga Tirana janë plagosur nga përplasja e dy jet skive dhe jo ngaqë janë hedhur në det nga shkëmbinjtë.

15 Gusht 2023, 19:41 Nga A.B
Policia FSHEHU ngjarjen! Dy adoleshentët u plagosën nga përplasja
Jet ski

VLORË- Policia u mundua të fshinte ditën e sotme një ngjarje të ndodhur në Llaman, të Himarës, ku dy adoleshentë u plagosën në det, njëri prej të cilëve ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është sjellë me helikopter në Tiranë.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se adoleshentët nga Tirana janë plagosur nga përplasja e dy jet skive dhe jo ngaqë janë hedhur në det nga shkëmbinjtë, siç është edhe versioni zyrtar i policisë. Policia po merr dëshmitë e personave të pranishëm pranë vendit ku ndodhi ngjarja që kanë zbardhur edhe detaje. 

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe pronarin e jet skive me inicialet R. P. 

Njoftimi i Policisë së Himarës në orën 17:00:

Policia e Himarës iu jep ndihmën e parë 2 pushuesve të cilët aksidentalisht ishin dëmtuar pasi ishin hedhur nga një shkëmb në det. Në Llaman, shtetasit D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det. Shtetasi K. Xh., 16 vjeç, banues në Tiranë, kur është hedhur në det, ka pësuar dëmtime të rënda  në fytyrë dhe në kokë, për shkak se ka rënë afër shkëmbit. Në këtë moment është hedhur në det edhe shoku i tij, shtetasi D. K., 17 vjeç, banues në Tiranë, për ta ndihmuar, por nuk ka mundur dot sepse është dëmtuar edhe ai vetë.  

Shtetasi D. K. ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi K. Xh. po transportohet me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.   Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë vendore dhe ato të Policisë Kufitare, si dhe grupi hetimor, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  Ndërkohë, është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje pronari i mjeteve lundruese, shtetasi R. P.

jet ski

Sondazh

Poll