Aktualitet

Ndryshon moti/ Përmbyten rrugët e Bulqizës, reshje të dendura shiu përfshijnë qytetin

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër.

15 Gusht 2023, 18:01 Nga A.B
Ndryshon moti/ Përmbyten rrugët e Bulqizës, reshje të
Reshje

BULQIZË- Jemi në mesin e muajit gusht, mirëpo moti ka ndryshuar drastikisht. Në Bulqizë, ka pasur reshje të dendura shiu të shoqëruar edhe me breshër.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.

Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave./Dosja.al

reshje shiu ne bulqize mot i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll