Aktualitet

Trafikonin kokainë&heroinë përmes detit/ Operacion ndërkombëtar droge, goditet grupi kriminal, disa të ndaluar

Operacioni është në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Frontex, DEA dhe SPAK për goditjen e parandalimin e një grupi të strukturuar kriminal.

15 Gusht 2023, 18:09 Nga A.B
Trafikonin kokainë&heroinë përmes detit/ Operacion
Varka

TIRANË- Goditet grupi kriminal që trafikonte kokainë dhe heroinë nëpërmjet detit. Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për 'Top Channel' se operacioni është në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Frontex, DEA dhe SPAK për goditjen e parandalimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Ky grup tenton trafikimin e kanabisit dhe shkëmbimin në det me trafikantë ndërkombëtarë me lënde narkotike të forta si heroinë dhe kokainë. Bëhet fjalë për shume të ndaluar, mirëpo ende asgjë nuk është bërë publike për mediat.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion./Dosja.al

operacion antidroge

Sondazh

Poll