Aktualitet

“Do investoja në shtëpinë time”/ U kap me mbi 100 mijë paund të padeklaruara, gjykata lë të lirë emigrantin shqiptar 

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Diafet Palushin, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 100 460 paund të padeklaruara.

15 Gusht 2023, 15:48 Nga m.s
“Do investoja në shtëpinë time”/ U kap me mbi 100
Gjykata e Durresit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën “detyrim paraqitje” për Diafet Palushin, i cili tentoi të fuste në Shqipëri 100 460 paund të padeklaruara. Gjatë seancës gjyqësore të mbajtur një ditë më parë, 30-vjeçari ka deklaruar se kartëmonedhat e valutës së huaj i ka fituar nga puna që ka kryer në emigrim prej vitesh në Angli. Po kështu mësohet se ka thënë se shumën e kishte marrë për të investuar në shtëpinë e tij.

Trupa gjykuese, pasi ka dëgjuar këtë pretendim dhe nisur prej faktit se paratë iu gjetën në portofolin e dorës, ka vendosur masën “detyrim paraqitje”.

gjykata e durresit diafet palushin

Sondazh

Poll