Aktualitet

Aksident në Librazhd, përmbyset makina, lëndohet shoferi (EMRI)

Drejtuesi i automjetit, Shyqyri Hoxha nuk ka pësuar lëndime të rënda.

15 Gusht 2023, 15:50 Nga A.B
Aksident në Librazhd, përmbyset makina, lëndohet shoferi (EMRI)
Makina

LIBRAZHD- Një person ka mbetur i lënduar ditën e sotme në dalje të qytetit të Librazhdit. Raportohet se një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit, Shyqyri Hoxha nuk ka pësuar lëndime të rënda. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca e cila do transportojë të lënduarin në urgjencë./Dosja.al

librazhd aksident ne librazhd shyqyri hoxha

Sondazh

Poll