Aktualitet

Braktisi BMW-në dhe u largua, kush është personi që u plagos në Sarandë (EMRI)

I riu ka qenë i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani.

15 Gusht 2023, 13:13 Nga k.m.
Braktisi BMW-në dhe u largua, kush është personi që u plagos
Pamje nga aksidenti

DELVINË- I plagosuri nga të shtënat me armë në Sarandë është Klaudio Qendro, 23 vjeç banues në Delvinë, i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani. Burime bëjnë me dije se i plagosuri nuk është paraqitur në spital dhe dyshohet të jetë fshehur. I riu ka qenë i arrestuar në nëntor 2021 për “Vjedhje me dhunë” të një dyqani. Në vendngjarje ka mbërritur policia shkencore, ku ka rrethuar një mjet tip BMë Seria 5, e cila është braktisur në mes të rrugës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në lagjen nr. 1, Sarandë, shtetasi K. Q., i cili udhëtonte me automjetin tip “BMë”, dyshohet se duke luajtur me një armë zjarri, ka kryer qitje të pavullnetshme, pa shkaktuar dëmtime të personit. Shtetasi K. Q. ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, në brendësi të lagjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të shtetasit K. Q. dhe pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij. Vijon kontrolli i zonës për gjetjen e armës së zjarrit, pasi kur është larguar me vrap, ka hedhur armën e zjarrit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

delvine

Sondazh

Poll