15 Gusht 2023, 13:50
Nga k.m.
Foto ilustruese
Thatësira dhe temperaturat e larta kanë sjellë reduktim të sasisë së ujit të pijshëm në depo si pasojë e rënies së prurjeve të burimeve. Në një prononcim për Gazetasi.al, burimet zyrtare në UKT bëjnë me dije se rënia e prurjeve ka sjellë probleme në zonat të cilat ndodhen në pika fundore apo në kuotat më të larta. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës thotë se bëhet fjalë për afro 200 abonentë të cilët mund të ndikohen nga ulja e presionit të furnizimit, nga konsumi i lartë si dhe nga sistemi i rrjetit hidraulik i cili është i hapur dhe jo unazor.
“Qyteti i Tiranës, aktualisht, ka një regjim normal furnizimi duke marrë në konsideratë faktorët si temperatura e lartë dhe shtimi i konsumit nga ana e abonentëve. U.K.T ka suportuar përherë abonetët e saj, në rastet e mungesave të ujit duke i furnizuar me mënyra alternative”, thonë burimet nga drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës.
Sipas informacioneve të UKT, burimet kryesore që furnizojnë kryeqytetin janë burimet natyrore ujore si Burimi Selitë, burimi Shën Mëri dhe Impianti Bovillë. Por, përveç thatësirës si pasojë e të nxehtit, shkak për reduktimin e sasisë së ujit në rrjet bëhen dhe lidhjet e paligjshme, për të cilat UKT thotë se vijon kontrollet për vënien para përgjegjësisë të subjekteve përgjegjëse.
“Rastet e abuzimeve si ndërhyrjet në rrjetin e furnizimit me ujë, pa miratimin paraprak të U.K.T janë objekt kontrolli të punës së përditshme. Për çdo rast të konstatuar është proceduar sipas legjislacionit në fuqi duke marrë në konsideratë shkeljen, duke kryer ndërprerjen e lidhjes së paligjshme, marrjen e masës administrative (gjobë) si dhe janë zbatuar procedurat e ndjekjes penale të abuzuesit bazuar në “KODI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIMEVE”, thonë burimet në UKT.
Në lidhje me premtimin e qeverisë për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, kryeqyteti duket se do të vijojë edhe për pak kohë të furnizohet me orare, deri në përfundimin e investimeve të nisura, që do të përmbushin këtë objektiv të vjetër.
“Një ndër objektivat primar dhe strategjik të Ujësjellës Kanalizime Tiranë është furnizimi me ujë 24/7 për qytetin e Tiranës. U.K.T Sh.A, së bashku me partnerët tanë ndërkombëtar, është duke punuar për finalizimin e projekteve tona strategjike si : “Unaza e Presionit”, “Mini Zonat”, “Përdorimi i Burimit të Gurit të Bardhë”, të cilat do të sjellin furnizim pa ndërprerje për qytetin e Tiranës,”- thonë burimet zyrtare të UKT-së./Gazeta Si
ukt
Aktualitet
15 Gusht 2023, 13:15
a.l
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mega-operacioni i zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme, e cila solli arrestimin e 5 pers...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 13:13
k.m.
Pamje nga aksidenti
DELVINË- I plagosuri nga të shtënat me armë në Sarandë është Klaudio Qendro, 23 vjeç ban...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 13:06
a.l
Foto ilustruese
KORÇË- Një person është proceduar penalisht në gjendje të lira nga policia e Devolli, pasi në fsh...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 13:05
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Policia e Shtetit është ngritur në këmbë në Sarandë pasi kanë gjetur një mjet ti...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 13:04
Skandali i incineratorëve e ka lënë Shqipërinë me një qeveri të diskretituar si të korruptuar apo të paaftë p&...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 12:30
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Dy persona kanw pwrfunduar nw prangat e Policisw sw Shtetit, pasi u kapwn duke tentuar të vidhnin një automjet tip ...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 12:16
a.l
Autori Dorian Mema
BULQIZË- Personi që shihni në foto është Dorjan Mema, 30-vjeçari i cili u arrestua si autor i vrasjes s&...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 12:16
k.m.
Pamje nga operacioni
SHKODËR- Policia Alpine e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shpëtuar 2 turistëtë, t&eum...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 12:05
a.l
Anija shqiptare 'Butrint'
Rreth 37 emigrantë të cilët rrezikonin të mbyteshin në detin Egje janë shpëtuar nga anija shq...
Aktualitet
15 Gusht 2023, 12:08
k.m.
Pamje nga kanabisi
FIER- Një 41-vjeçar nga fshati Varibon në Fier është arrestuar për kultivim dhe posedim të kanabisi...