Aktualitet

Dogji aksidentalisht 300 pemë frutore, vihet në hetim një person në Devoll

Personi i identifikuar me iniciale V.S., do të hetohet për këtë vepër penale. 

15 Gusht 2023, 13:06 Nga a.l
Dogji aksidentalisht 300 pemë frutore, vihet në hetim një person
Foto ilustruese

KORÇË- Një person është proceduar penalisht në gjendje të lira nga policia e Devolli, pasi në fshatin Miraz ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë janë djegur 300 pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër. Personi i identifikuar me iniciale V.S., do të hetohet për këtë vepër penale. 

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. S., banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në fshat, ka ndezur zjarr për djegien e barishteve dhe si pasojë janë djegur 300 pemë frutore, në pronësi të një shtetasi tjetër.'- njofton policia. 

arrestime ne korce

Sondazh

Poll