Bota

U mbyll pas shpërthimit të vullkanit Etna, aeroporti i Katanias rikthehet në shërbim të udhëtarëve

Aeroporti ishte mbyllur për shkak të hirit që ra në pista pas shpërthimit të vullkanit Etna. Rihapja fillimisht ishte planifikuar për në orën 20:00 të së hënës, por më pas u shty për sot. 

15 Gusht 2023, 11:11 Nga a.l
U mbyll pas shpërthimit të vullkanit Etna, aeroporti i Katanias
Aeroporti në Katania

ITALI- Pas pothuajse 12 orësh, aeroporti 'Catania Fontanarossa' është rikthyer në shërbim të udhëtarëve, pasi u detyrua të mbyllej për shkak të përhapjes së hirit të shkaktuar nga shpërthimi i Etna. 

Kompania administruese këshillon pasagjerët të pyesin për gjendjen e fluturimit të tyre me kompanitë ajrore. Të hënën, të gjitha fluturimet që niseshin nga Catania ishin anuluar, ndërsa ato që mbërrinin ishin devijuar në Trapani dhe Comiso, shkruajnë mediat e huaja. 

Aeroporti ishte mbyllur për shkak të hirit që ra në pista pas shpërthimit të vullkanit Etna. Rihapja fillimisht ishte planifikuar për në orën 20:00 të së hënës, por më pas u shty për sot. 

vullkani etna

Sondazh

Poll