Bota

Vatër e madhe zjarri në komunën në jug të Francës, digjen 530 hektarë tokë, evakuuoen 3000 banorë

Zjarri shpërtheu rreth orës 17:15 me orën lokale (1515 GMT). Sipas zjarrfikësve lokalë, rreth 530 hektarë tokë janë djegur si pasojë e përhapjes së flakëve.  

15 Gusht 2023, 09:20 Nga a.l
Vatër e madhe zjarri në komunën në jug të Francës,
Foto ilustruese

FRANCË- Një vatër e madhe zjarri është përhapur me shpejtësi në një komunë në departamentin e Pyrenees-Orientales në jug të Francës. Autoritet kanë arritur të evakuuojnë deri më tani 3000 banorë të zonës. 

Zjarri shpërtheu rreth orës 17:15 me orën lokale (1515 GMT). Sipas zjarrfikësve lokalë, rreth 530 hektarë tokë janë djegur si pasojë e përhapjes së flakëve.  

Duke folur në një konferencë për shtyp rreth orës 21:00, prefekti i departamentit Rodrigue Furcy tha se situata filloi të përmirësohej, por zjarri nuk ishte ende plotësisht nën kontroll, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin njoftoi se më shumë se 500 zjarrfikës janë vendosur për të kontrolluar përhapjen e zjarrit me ndihmën e 13 avionëve dhe 3 helikopterëve. 

zjarr ne france

Sondazh

Poll