Bota

Nisma për ndërrimin e emrit të rrugës ‘Adem Demaçi’ në Shkup, Kovaçevski voton ‘pro’

Dimitar Kovaçevski, i cili më parë në rolin e zënendësministrit të Financave në vitin 2021 kishte votuar pro vendimin për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi”, ka dhënë pëlqimin e tij për kthimin emrit të rrugës.

15 Gusht 2023, 10:56 Nga a.l
Nisma për ndërrimin e emrit të rrugës ‘Adem
Dimitar Kovaçevski

MAQEDONI E VERIUT- Një ditë më parë kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska dorëzoi në Këshillin e Qytetit nismën për ta ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” duke kërkuar kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”. Kryetarja e Shkupit më herët apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike. 

Nisma për kthimin e emrit të rrugës ka marrë pëlqimin e Dimitar Kovaçevski, i cili më parë në rolin e zënendësministrit të Financave në vitin 2021 kishte votuar pro vendimit për riemërimin e rrugës “Adem Demaçi”. 

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut

Të premten e kaluar kryeministri Albin Kurti mori pjesë në përurimin e kësaj rruge në Çair. Ai tha së emërtimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit në Komunën e Çairit në Maqedoninë e Veriut ka një rëndësi të veçantë. Por, pjesëmarrja e Kurtit në këtë përurim pati reagime të shumta.

dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll