Bota

"Marrëdhënie strategjike afatgjatë"/ Kim Jong Un dhe Vladimir Putin shkëmbejnë letra 'miqësore', zotohen për forcimin e partneritetit

Letrat shënojnë 78 vjetorin e çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial i Japonisë 1910-1945, i cili festohet gjithashtu si festë kombëtare në Korenë e Jugut.

15 Gusht 2023, 09:51 Nga a.l
"Marrëdhënie strategjike afatgjatë"/ Kim Jong Un dhe
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

KOREJA E VERIUT- Media shtetërore e Phenianit, KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë shkëmbyer gjatë ditës së sotme disa letra, duke u zotuar të zhvillojnë lidhjet e tyre në atë që Kim e quajti një "marrëdhënie strategjike afatgjatë". 

Letrat shënojnë 78 vjetorin e çlirimit të Koresë nga sundimi kolonial i Japonisë 1910-1945, i cili festohet gjithashtu si festë kombëtare në Korenë e Jugut.

Në letrën e tij drejtuar Putinit, Kim tha se miqësia e të dy vendeve u krijua në Luftën e Dytë Botërore me fitoren mbi Japoninë dhe tani po demonstron plotësisht pathyeshmërinë dhe fuqinë e tyre në luftën për të shkatërruar praktikat arbitrare dhe hegjemoninë e imperialistëve, shkruan Reuters. 

kim jong un vladimir putin

Sondazh

Poll