Bota

VIDEO/ Pamje TMERRI, shpërthim i fuqishëm në Pensilvani, momenti kur 3 banesa bëhen rrafsh me tokën, 5 viktima, 6 të plagosur

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të së shtunës, i cili shkatërroi gjithsej tre shtëpi në lagjen Plum Borough në Pensilvaninë perëndimore.

15 Gusht 2023, 09:24 Nga a.l
VIDEO/ Pamje TMERRI, shpërthim i fuqishëm në Pensilvani, momenti
Shpërthim në Pensilvani

PENSILVANI- Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në Penslivani, e cila ka çuar në shkatërrimin e 3 banesave, vdekjen e 5 personave, mes të cilëve një 38-vjeçar dhe djali i tij 12-vjeçar dhe 6 të tjerë të plagosur, shkruajnë mediat e huaja.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 10:30 të mëngjesit të së shtunës, i cili shkatërroi gjithsej tre shtëpi në lagjen Plum Borough në Pensilvaninë perëndimore.

Shefi i policisë së Plum Lanny Conley tha se ekzaminuesi mjekësor i Qarkut Allegheny ka përcaktuar se katër të rritur dhe një fëmijë vdiqën nga shpërthimi në lagjen Rustic Ridge Estates. Dy nga pesë viktimat e vdekura janë identifikuar si Casey Clontz dhe djali i tij, Keegan, raportoi Trib .  

shperthiim ne pensilvani

Sondazh

Poll