Politike

Manjani nga protesta për Belerin: Rama e ka gabim që luan me nervin e himariotit

Manjani tha se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve.

14 Gusht 2023, 20:24 Nga m.s
Manjani nga protesta për Belerin: Rama e ka gabim që luan me nervin e
Ylli Manjani

Nga protesta në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, avokati Ylli Manjani paralajmëroi kryeministrin Rama duke i bërë thirrje që të mos bëjë shaka me nervin e himariotëve. Manjani nënvizoi ndër të tjera se nuk bëhet fjalë vetëm për Belerin, por për demokracinë dhe vullnetin e lirë të shqiptarëve. Ai i mëshoi faktit se kjo është një ngjarje e rëndë juridike, për shtetin shqiptar.

“Nuk bëhet shaka me nervin e himariotit. Rama e ka gabim që luan me nervin e himariotit, se do e ketë me keq se ai i gjermanit. Nuk është çështja vetëm për Belerin, por është fjala për demokracinë, për ju, për vullnetin e lirë. Si është e mundur që në vitin 2023 gjunjëzojnë vullnetin e lirë? Edhe mua s’më pëlqen Rama, por është kryeministër. Pse me të pëlqyer është kjo punë? Kjo është një ngjarje e rëndë juridike për shtetin shqiptar. E arrestuan me pretendimin se u kap në flagrancë, dhe unë e kam parë atë letër dhe nuk është e tillë. E dini kush është kapur në flagrancë? Policia e Shtetit, që gjeti dëshmitarë fals. Gjetën hallexhiun fals, por e mëshirojmë atë se nga halli e ka bërë”, u shpreh Manjani në protestë.

ylli manjani proteste himarë

Sondazh

Poll