Politike

Giorgia Meloni për pushime në Shqipëri/ Masa të shtuara të policisë dhe konsullatës italiane në portin e Vlorës

Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane, për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Po kështu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

14 Gusht 2023, 15:48 Nga m.s
Giorgia Meloni për pushime në Shqipëri/ Masa të shtuara
Masat e shtuara ne Vlore per viziten e Melonit

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të mbërrijë sot pasdite në Vlorë. Meloni i është përgjigjur ftesës së kreut të qeverisë Edi Rama, i cili pak ditë më parë tha për mediat italiane se e ka ftuar kryeministren italiane që të pushojë në Shqipëri. Ajo do të qëndrojë për pushime në Vlorë për afro 2-3 ditë së bashku me familjen e saj.

Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane, për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Po kështu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara gabim.

Kryeministrja Meloni la Pulian, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

Vizita e Melonit në Vlorë, vjen në një moment ku shumë italianë kanë preferuar që pushimet t’i kalojnë në Shqipëri dhe mediat italiane i kanë kushtuar shumë artikuj vendit tonë.

giorgia meloni vlore pushime

Sondazh

Poll