Politike

Protesta për Belerin, Shpëtim Idrizi: Në kulmin e sezonit vjen në Himarë kryebashkiaku i Athinës dhe nipi i Mitsotakis

Shpëtim Idrizi komentoi protestën e paralajmëruar sot në Himarë duke u shprehur se po i bëhet presion sistemit ligjor.

14 Gusht 2023, 14:59 Nga k.m.
Protesta për Belerin, Shpëtim Idrizi: Në kulmin e sezonit vjen
Shpëtim Idrizi

TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Fredi Beleri është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara, sipas tij, në Himarë. I ftuar në News24, Shpëtim Idrizi komentoi protestën e paralajmëruar sot në Himarë duke u shprehur se po i bëhet presion sistemit ligjor.

“Jo rastësisht është zgjedhur Beleri dhe sot në Himarë vjen kryebashkiaku i Athinës e nipi i Mitsotakis në kulmin e sezonit. I bëjnë presion sistemit ligjor. Një sistem ligjor nuk mund ta atakosh dhe as nuk mund të komentosh vendimet e saj. Ky personazh është zgjedhur për rikthimin e tensioneve të harruara në Himarë. Ndërhyrja e Athinës është ndërhyrje në punët e brendshme, duket e tepruar. Beleri nuk është zgjedhur rastësisht. Do ia shohim sherrin kësaj historie nëse shteti shqiptar nuk vepron. Duhet të pyesë në rrugë diplomatike se pse duhet të vijë kryebashkiaku i Athinës në Himarë, pse duhet të jetë pjesë e protestës. Është shkelje sovraniteti dhe dinjiteti,"-tha Shpëtim Idrizi.

Protesta organizohet me iniciativën e organizatës “Omonoia”, në ora 18:00, në Pedonalen Qendrore të qytetit.  Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.  I vendosur në "arrest me burg" që nga prangosja e tij, Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.  Ndërsa Kokaveshi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, është lënë në shtëpi.

shpëtim idrizi

Sondazh

Poll