Politike

Dule në protestën për lirimin e Belerit: Rama s’e di më kë është ngatërruar

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i pranishëm në protestën për lirimin nga qelia të Fredi Belerit, tha se burgosja është nje veprim regjimi, duke e krahasuar atë me burgosjen e Alexei Navalnyt në Rusi nga Vladimir Putin.

14 Gusht 2023, 19:53 Nga DOSJA
Dule në protestën për lirimin e Belerit: Rama s’e di
Vangjel Dule

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i pranishëm në protestën për lirimin nga qelia të Fredi Belerit, tha se burgosja është nje veprim regjimi, duke e krahasuar atë me burgosjen e Alexei Navalnyt në Rusi nga Vladimir Putin. Dule ka paralajmëruar kryeministrin Rama, duke thënë se ai “nuk di me kë është ngatërruar” dhe se çdo moment që zgjatet burgosja e Belerit, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet.

“Të dashur himariotë, më lejoni të falenderoj kolegët e mi të parlamentit grek që ndodhen këtu mes nesh. Të gjithë do donim që situata të ishte ndryshe. Festa do ishte shumë e madhe, por kemi një protestë të madhe në vend të kësaj. Kemi indinjatë të thellë, sepse po shkelen të drejtat themelore. Është metoda e sistemeve totalitare të mos funksionojnë ndryshe, të burgosin. Ashtu si në sistemet e tjera totalitare ka të burgosur, Edi Rama mban Fredin tonë. Ai donte dinjitetin e qytetarëve të tij dhe e burgosën. Ky është motivi i regjimeve që nuk funksionojnë dot pa të burgosur politikë. Putini mban të burgosur Navalnyn, ndërsa Rama mban Fredin tonë. I drejtohem sërish kryeministrit të vendit, dëshiroj që sërish t’i kujtoj se çdo moment që zgjatet burgosja e tij, po kaq zvogëlohet qëndrimi i tij në pushtet. Edi Rama nuk e di më kë është ngatërruar”, u shpreh ai.

fredi beleri edi rama vangjel dule

Sondazh

Poll