Politike

Berisha: Lulzim Basha, mjeran që keqpërdoret sipas rastit, ia japin me qera Erion Veliajt

I pyetur nëse krijimi i grupit është njohje "de facto" e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike, Berisha tha se atë e njeh vetëm si "peng".

14 Gusht 2023, 12:24 Nga k.m.
Berisha: Lulzim Basha, mjeran që keqpërdoret sipas rastit, ia japin me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat dhe për grupin parlamentar që do të krijohet me rinisjen e Kuvendit. I pyetur nëse krijimi i grupit është njohje "de facto" e Lulzim Bashës si kryetar të Partisë Demokratike, Berisha tha se atë e njeh vetëm si "peng".

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Ju keni deklaruar se PD, pjesa që ju drejtoni e rithemelimit do të ketë grupin e saj parlamentar në parlament, kjo do të thotë që ju njihni Bashën si kryetar PD-je dhe do të vendosni një tjetër grup parlamentar krahas atij zyrtar të PD-së në parlament?

Sali Berisha: Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqitparë, të tillë e njeh opinioni publik shqiptar. Nëse ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama, u garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë. Lulzim Basha është një mjeran i keqpërdorur sipas rastit nga Rama-Balla. Ndonjëherë ia japin me qira edhe Erion Veliajt.

sali berisha

Sondazh

Poll