Bota

PANIK në Itali/ Shtëpia e të moshuarëve shpërthen në flakë, 1 viktimë, 11 të plagosur

Sakaq në vendngjarje kanë mbërrritur menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

14 Gusht 2023, 16:42 Nga a.l
PANIK në Itali/ Shtëpia e të moshuarëve shpërthen
Shtëpia e të moshuarve në Itali

ITALI- Një shtëpi e të moshuarve në Itali është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar vdekjen e një prej të moshuarëve dhe plagosjen e 11 të tjerëve. Viktima është një grua 62-vjeçare. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në “Casa di Arianna” në Parma.

Në lidhje me rastin ka reaguar kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, i cili ka shprehur ngushëllimet për viktimat dhe familjarët re tyre. Nga hetimet paraprake duket se zjarri ka ardhur nga një dhomë në katin përdhes, e cila është shkatërruar plotësisht. Sakaq në vendngjarje kanë mbërrritur menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

itali

Sondazh

Poll