Bota

Stuhia e rërës 'mbulon' juglindjen e Iranit/ Mbi 700 banorë shtrohen në spital, mjekët: Kanë probleme me frymëmarrjen!

Majid Mohebi, kreu i Organizatës për Zbutjen dhe Menaxhimin e Fatkeqësive të provincës tha se problemet e frymëmarrjes, zemrës dhe syve ishin kushtet më të zakonshme të raportuara nga pacientët, prej të cilëve 58 janë shtruar në spital.

14 Gusht 2023, 15:48 Nga a.l
Stuhia e rërës 'mbulon' juglindjen e Iranit/ Mbi 700
Stuhi rere nç Iran

IRAN- Stuhi të forta rëre kanë pushtuar provincën juglindore iraniane të Sistan dhe Baluchestan që prej ditës së enjte të javës së kaluar, duke sjellë probleme shëndetësore te 733 banorë, të cilët janë shtruar në spital për trajtim mjekësor, shkruajnë mediat e huaja. 

Majid Mohebi, kreu i Organizatës për Zbutjen dhe Menaxhimin e Fatkeqësive të provincës tha se problemet e frymëmarrjes, zemrës dhe syve ishin kushtet më të zakonshme të raportuara nga pacientët, prej të cilëve 58 janë shtruar në spital.

Mohsen Heidari, drejtori i përgjithshëm i organizatës meteorologjike të provincës, tha se erërat e forta pritet të vazhdojnë deri të mërkurën, me stuhi rëre që pritet të godasë pjesë të ndryshme të krahinës. Sipas IRNA, të gjitha bankat dhe institucionet në qarqet Zabol, Zehak, Hamoun, Hirmand dhe Nimrouz u mbyllën të dielën sipas udhëzimeve nga Organizata për Zbutjen dhe Menaxhimin e Fatkeqësive të provincës. 

stuhi rere ne iran

Sondazh

Poll