Bota

Zjarret shkatërrojnë Hawaii-n/ Mesazhi i mbreti Charles III: Jemi thellësisht të shqetësuar! Po lutemi për familjet e prekura

Në një mesazh publik drejtuar Presidentit Joe Biden, i cili u shpërnda gjithashtu në faqen zyrtare të familjes mbretërore, Mbreti Charles III shprehu shqetësimin për situatën në vend ndërsa përgëzoi emergjencat civile në krye të detyrës. 

14 Gusht 2023, 15:52 Nga a.l
Zjarret shkatërrojnë Hawaii-n/ Mesazhi i mbreti Charles III: Jemi
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Zjarret shkatërruese në Hawaii kanë shkaktuar shqetësim të thellë global. Mes personave me autoritet që kanë dërguar mesazhin e tyre publik është edhe ai i Mbretit Charles III. Në një mesazh publik drejtuar Presidentit Joe Biden, i cili u shpërnda gjithashtu në faqen zyrtare të familjes mbretërore, Mbreti Charles III shprehu shqetësimin për situatën në vend ndërsa përgëzoi emergjencat civile në krye të detyrës. 

“Unë dhe gruaja ime ishim shumë të shqetësuar kur mësuam për zjarret shkatërruese në Maui, Hawaii. Unë dhe Mbretëresha Kamila donim t'u dërgonin ngushëllimet më të thella familjeve të atyre që humbën jetën në mënyrë kaq tragjike. Po lutemi për të gjithë ata të cilëvt humbën të dashurit dhe banesat e tyre. Përgëzojmë emergjencat civile dhe popullin e Mauit që po ofrojnë mbështetjen dhe ndihmën e tyre,” përfundoi mbreti.

Numri i të vdekurve në Maui, Hawaii, vazhdon të rritet dhe vlerësimet e hershme të dëmeve nga zjarri i egër arrijnë në 1 miliard dollarë. 

mbreti charles iii

Sondazh

Poll