Bota

Akuzohen për propagandë/ Polonia arreston 2 rusë, SKEMA: Shpërndanin fletëpalosje! U paguan me 5 mijë dollarë secili

Ata u arrestuan të premten me akuzat se punonin për një agjenci të huaj të inteligjencës dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar me qëllime terroriste. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 10 vjet burg.

14 Gusht 2023, 16:22 Nga a.l
Akuzohen për propagandë/ Polonia arreston 2 rusë, SKEMA:
Wagner

POLONI- Autoritetet e sigurisë polake kanë arrestuar dy shtetas rusë nën akuzat për përhapjen e propagandës për grupin mercenar rus Wagner. Alexei T. dhe Andrei G., kishin vepruar në emër të shërbimeve sekrete ruse dhe po shpërndanin fletëpalosje në Varshavë dhe Krakovë duke mbrojtur bashkimin me mercenarët, kundrejt një pagese prej 5,000 dollarësh amerikanë, shkruajnë mediat e huaja.

Ata u arrestuan të premten me akuzat se punonin për një agjenci të huaj të inteligjencës dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar me qëllime terroriste. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me 10 vjet burg.

Në muajt e fundit Polonia ka arrestuar 22 persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë ose për aleatin e saj, Bjellorusinë, në atë që Varshava e sheh si pjesë të një lufte hibride ndaj Polonisë për shkak të mbështetjes së saj për Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

grupi wagner

Sondazh

Poll