Bota

Nga nesër nuk do të ketë më maska, Zelanda e Re heq kufizimet e fundit të Covid-19

Sipas të dhënave zyrtare, vendi i Oqeanisë – ku më shumë se 90 për qind e popullsisë mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar kundër sëmundjes – ka regjistruar gjithsej mbi 2.4 milionë infeksione Covid-19, duke përfshirë 3,249 vdekje.

14 Gusht 2023, 16:01 Nga a.l
Nga nesër nuk do të ketë më maska, Zelanda e Re heq
Zelanda e Re

ZELANDA E RE- Zelanda e Re, e cila ishte një ndër vendet që vendosi disa nga politikat më të rrepta në botë kundër Covid-19, njoftoi sot se do të heqë të gjitha kufizimet e mbetura kundër sëmundjes, duke përfshirë shtatë ditë izolim të detyrueshëm për të infektuarit. Po ashtu nga nesër, maskat mbrojtëse do të hiqen. 

Heqja e masave të mbetura të koronavirusit përkon me numrin më të ulët të rasteve në Zelandën e Re që nga shkurti i vitit 2022, kur gradualisht filloi rihapja e kufijve të saj, duke bërë që numri i infeksioneve të rritet, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas të dhënave zyrtare, vendi i Oqeanisë – ku më shumë se 90 për qind e popullsisë mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar kundër sëmundjes – ka regjistruar gjithsej mbi 2.4 milionë infeksione Covid-19, duke përfshirë 3,249 vdekje.

zelanda e re covid-19

Sondazh

Poll