Aktualitet

Shitës kokaine e kanabisi në lagjet e Sarandës, prangoset 51-vjeçari

51-vjeçari do i shiste dozat me drogë në bregdetet për turistët. 

14 Gusht 2023, 14:21 Nga k.m.
Shitës kokaine e kanabisi në lagjet e Sarandës, prangoset
Foto ilustruese

SARANDË- Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës pasi u kap duke shpërndarë në qytet doza të kokainës dhe kanabisit. Sipas të dhënave të para nga Policia e Shtetit, 51-vjeçari do i shiste dozat me drogë në bregdetet për turistët. 

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 18”, goditet 1 rast tjetër i shitjes në doza, të lëndës narkotike cannabis sativa. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe kokainë , e ndarë në doza të gatshme për shitje, një shumë parash e përfituar nga shitja e dozave, si dhe 2 celularë. Arrestohet 1 shtetas që u kap në flagrancë teksa i shiste dozat, në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 18”, si rezultat i të cilit u konstatua dhe u godit 1 tjetër rast në këtë fushë. Për këto rast, u kap në flagrancë teksa shiste në lagje të ndryshme të qytetit, dhe u arrestua shtetasit:

-B. Sh., 51 vjeç , banues në Ksamil, Sarandë. Dozat e lëndës narkotike, së bashku me një shumë parash të përfituar nga shitja e dozave dhe 2 celularë, që iu gjet 51-vjeçarit të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

sarande policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Gusht 2023, 14:01 Dosja.al

Mos humbisni Vajzë Fest 2023!

SELENICË- Një veprimtari mjaft interesante që Shoqata e fshatit Vajzë, nën kujdesin e Bashkisë së Selenicës dhe të...