Aktualitet

Sekuestrohet 11 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë

Të dy, të identifikuar me inicialet N.K 43 vjec dhe B.K 22 vjec dyshohen si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike.

14 Gusht 2023, 12:02 Nga k.m.
Sekuestrohet 11 kg kanabis, arrestohen babë e bir në Krujë
Pamje nga kanabisi i sekuestruar

KRUJË- 11 kg kanabis janë sekuestruar në Krujë. Babë e bir kanë përfunduar në pranga pasi kishin përshtatur një ambient pranë banesës së tyre në fashtin Kroi i madh për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në fshat. Të dy, të identifikuar si Bujar Kani 22 vjeç dhe Ndriçim Kani, 46 vjeç, dyshohen si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike. Gjatë kontrollit i janë sekuestruar 11 kg kanabis dhe 2 celulare.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Kroi i Madh", për goditjen e veprimtarive kriminale të përsëritura në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe bimë narkotike në proces tharjeje. Kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

2 shtetasit e arrestuar, të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në fshatin Kroi i Madh. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale, kontrolleve të ushtruara për parandalimin e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara për 2 shtetas që prodhonin lëndë narkotike kanabis, në banesën e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Kroi i Madh".

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç (babë e bir), të dy banues në fshatin Kroi i Madh, Krujë. Këta 2 shtetas kishin përshtatur një ambient në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për përpunimin (tharjen) e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë. Nga verifikimet e kryera dyshohet se 2 të arrestuarit janë autorë edhe të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, gjatë 3 javëve të fundit, në fshatin Kroi i Madh. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

kruje

Sondazh

Poll