Aktualitet

ME VIDEO- Kaos në Astir! Hajduti i vjedh noterit çelësat e G-Class, qëlloi "pronaren" dhe të shoqin para Policisë

Pasi ka hyrë në mjet, ai ka refuzuar të dalë nga automjeti për t’u përballur me çiftin dhe sapo ka mbërritur Policia, hajduti i dyshuar ka qëlluar gruan dhe bashkëshortin e saj.

14 Gusht 2023, 12:17 Nga k.m.
ME VIDEO- Kaos në Astir! Hajduti i vjedh noterit çelësat e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një sherr ka ndodhur në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas pamjeve të filmuara nga dëshmitaratë okularë, të cilët më pas kanë raportuar për "JOQ", hajduti i ka vjedhur një noteri çelësat e mjetit tip "G-Class". Pasi ka hyrë në mjet, ai ka refuzuar të dalë nga automjeti për t’u përballur me çiftin dhe sapo ka mbërritur Policia, hajduti ka qëlluar gruan dhe bashkëshortin e saj.

MOMENTI ME VIDEO: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Pas disa tentativave, ai është nxjerrë nga mjeti dhe më pas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Tentoi të vidhte me dhunë një automjet, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë gjatë tentativës për ta parandaluar, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë patrullimit në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë, ditën e sotme, rreth orës 11:10, në bulevardin e Kasharit, kanë konstatuar një shtetas i cili po tentonte të vidhte një automjet. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke parandaluar vjedhjen e automjetit, dhe kanë arrestuar shtetasin D. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes ka kundërshtuar më dhunë dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës. Në vijim të veprimeve, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 28-vjeçari, ditën e sotme, ka kanosur nëpërmjet telefonit, një tregtar makinash në Vorë, për ti marrë atij një automjet. Ky rast është publikuar me video, në disa rrjete sociale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

astir tirane

Sondazh

Poll