Aktualitet

Katër makina përplasen me njëra-tjetrën në autostradën Tiranë-Durrës, paralizohet qarkullimi i mjeteve

Si pasojë e aksidentit është shkaktuar radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

14 Gusht 2023, 10:07 Nga f.i
Katër makina përplasen me njëra-tjetrën në
foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. 

Mësohet se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar paralizim të lëvizjes në këtë aks dhe radhë kilometrike nga Vora në drejtim të Maminasit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ka vetëm dëme materiale.

aksident ne aksin tiran durres

Sondazh

Poll