Aktualitet

U gjet i ulur në karrige, i ekzekutuar me plumb pas koke! Mediat greke: Autori jetoi me 50-vjeçarin shqiptar në shtëpi

50-vjeçari Aleksandër Zaka u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina pasditen e së shtunës.

14 Gusht 2023, 11:09 Nga k.m.
U gjet i ulur në karrige, i ekzekutuar me plumb pas koke! Mediat greke:
Aleksandër Zaka

GREQI- Autoritetet greke kanë identifikuar dhe janë vënë në kërkim të autorit të dyshuar të vrasjes së Aleksandër Zakës, i cili u ekzekutua me armë zjarri në ishullin grek të Salamina pasditen e së shtunës (12 gusht). 50-vjeçari Aleksandër Zaka u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë së tij në Salamina pasditen e së shtunës.

Sipas informacioneve të protothema.gr, efektivët e policisë që po merren me rastin kanë arritur në përfundimin se pas vrasjes së 50-vjeçarit, i cili kishte një plagë plumbi në pjesën e pasme të kokës, ka shumë gjasa se vrasësi e ka pritur në shtëpi. 

“Hetimi është ende në vazhdim, por është identifikuar një i dyshuar kyç i cili dyshohet se ka qëndruar në shtëpinë e viktimës. I dyshuari është në kërkim,”-bënë me dije nga Policia. 

Teksa hetimet vazhdojnë, policia greke po punon për kapjen e vrasësit të shqiptarit. Viktima nuk rezulton me precendentë penal dhe se kishte rreth 15 vite pa ardhur në Shqipëri.

aleksander zaka greqi

Sondazh

Poll