Aktualitet

Banorët e Fierzës sërish në protestë! Bllokojnë rrugën: Jo gurore në bjeshkë

Banorët me bllokimin e aksit rrugor, iu bëjnë thirrje institucioneve të bllokojnë punën në guroret e zonës dhe të ndalohet ndërtimi i një fabrike bitumi.

14 Gusht 2023, 08:23 Nga f.i
Banorët e Fierzës sërish në protestë! Bllokojnë
pamje nga vendngjarja

TROPOJË- Banorët e Fierzës në Tropojë janë ngritur sërish në protestë kundër gurores dhe këtë herë ata kanë bllokuar aksin nacional Firzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri.

Banorët me bllokimin e aksit rrugor, iu bëjnë thirrje institucioneve të bllokojnë punën në guroret e zonës dhe të ndalohet ndërtimi i një fabrike bitumi. Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh.

Fabrika e bitumit po ndërtohet vetëm 50 metra larg rrugës nacionale Fierzë-sheshi i trageteve - Bajram Curri. Sipas banorëve, këto gurore po dëmtojnë edhe turizmin duke shkaktuar ndotje të ambientit e shkatërrim të habitatit natyror të maleve.

banoret e fierzes ne proteste fierze

Sondazh

Poll