Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Librazhd-Elbasan, drejtuesi 25-vjeçar dërgohet në spital

Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj.

13 Gusht 2023, 21:54 Nga k.m.
Përmbyset makina në aksin Librazhd-Elbasan, drejtuesi 25-vjeçar
Pamje nga aksidenti

LIBRAZHD- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Elbasan ku një automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, i identifikuar me inicialet E. S ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Gjithashtu uniformat blu thonë se drejtuesi është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, automjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasi E. S., 25 vjeç, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. S., është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit,“-thuhet në njoftimin e Policisë.

librazhd

Sondazh

Poll