Aktualitet

Tony Blair në Himarë me helikopterin e Forcave të Armatosura, kush pagoi?!

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës. Ajo që bie në sy është "kodi" i helikopterit, FA 633. Ky kod, përkon me helikopterin të llojit "Cougar", të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa pamjet e helikopterit janë të ekspozuara edhe në "JetPhotos".

13 Gusht 2023, 22:08 Nga k.m.
Tony Blair në Himarë me helikopterin e Forcave të Armatosura,
FA 633

HIMARË- Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka mbërritur në Himarë me helikopter mbrëmjen e kësaj të diele. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet teksa ish-kryeministri zbret nga helikopteri në stadiumin e Himarës. Ajo që bie në sy është "kodi" i helikopterit, FA 633. Ky kod, përkon me helikopterin të llojit "Cougar", të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa pamjet e helikopterit janë të ekspozuara edhe në "JetPhotos".

Tony Blair në Himarë me helikopterin e Forcave të Armatosura,

Deri më tani, pamjet e helikopterit që ul ish-kryeministrin britanik janë të ndara vetëm në media, ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Mbrojtjes.

Tony Blair në Himarë me helikopterin e Forcave të Armatosura,

Përse u përdor helikopteri i ushtrisë për të lëvizur ish-kryeministrin? Me udhër të kujt? Kush i mbulon shpenzimet e udhëtimit të Blair, i cili me shumë gjasa ka ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet, megjithatë nuk nguron që të shfrytëzojë lehtësitë që i ofrohen me shumë gjasa ngë kryeministri Edi Rama.

Tony Blair në Himarë me helikopterin e Forcave të Armatosura,

*E themeluar në nëntor 2002, JetPhotos është zhvilluar në uebsajtin më të madh të fotografisë së aviacionit në internet. Që nga gushti 2015, JetPhotos është pjesë e shërbimit kryesor të gjurmimit të avionëve Flightradar24 dhe ofron fotografi në faqen e internetit dhe aplikacionet e kompanisë.

fa 633 tony blair

Sondazh

Poll